Me 15 tetor të vitit 1996 u bë transmetimi i parë i programit të radio "HARACINES". Shkupi, Tetova, Kumanova, Velesi, si dhe disa qytete të Kosovës si: Hani Elezit, Kaqanik, Gjilan, Vitijë, Presheveë, Bujanovc, Preshevë, Rahovec e gjer në Gjakovë u pushtuan nga valët 98.5 FM Stereo. Në këtë hapsirë, që nga dita e parë e transmetimit e gjer më sot dëgjuesve iu mundësua informacion i fundit si nga bota Shqiptare por edhe nga arena ndërkombëtare. Emisionet e larmishme që përfshijnë kulturën dhe sferat e tjera të jetës ndikuan në popullaritetin e radio HARACINES. Një rrol të veqantë si në aspektin ideor dhe në atë organizativ për të krijuar një media të mirëfilltë Shqiptare, luajti rol Z. Xhavit Sulejmani dhe firma MAJANCE.

E sot radio HARACINA emiton në valët 99.9 Mhz FM Stereo. Por me një fuqi më të vogël dhe mbuluese lokale, shkaku i rregullave dhe normave te përcaktuara me ligj. Radio HARACINA luajti rrol të madh gjatë luftës në Kosovë si dhe trazirat në Maqedoni,në domein informativ kur informacioni nuk depërtonte jashtë kufive te Kosovës dhe me krijimin e Departamentit për të ikurit nga Kosova ku informoheshin se ku gjenden të afërmit e tyre si dhe në domein humanitar ku me apelet e bëra nëpërmjet radios u ndihmua shum grumbullimin e ndihmave për të ikurit që gjendeshin në mes zonës neutrale mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Radio HARACINA me vullnetin e saj qysh prej fillimit ende i shërben popullit dhe gjithmonë është në gadishmëri tju sjellë në shërbimin tuaj muzikë të zgjedhur dhe më të mirë.

Maqedoni 1000 Shkupi, Rr. Krnjevo 164 Nr.12
телефон: (+389) 02/ 3111 874, 3118 758
факс: (+389) 02/ 3215 686
e-mail: info@radioharacina.com.mk
web-site: www.radioharacina.com.mk
 
УКБ емитување
УКВ емитување - град Фреквенција - MHz Предавател, моќност, RDS, (детали)
Скопје   99.90 Арачиново,