Më 16 gusht të vitit 1993 , një ëndërr e popullatës shqiptare të Kërçovës bëhet realitet. Në këtë ditë fillon transmetimi I programit të Radio dhe Televizionit Gurra të cilin me shumë mund dhe sakrifica e themeloi z. Mustafa Ahmeti. Hapja e mediumit të parë privat në gjuhën shqipe në Kërçovë dhe ndër të parët në Maqedoni , për popullatën e këtushme ishte një ndjenjë e veçant e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ky medium I cili transmetonte program edhe në Radio edhe në Televizion , popullatës së këtushme shqiptare I dha atë çka sistemi monist e kishte ndaluar në mediumet shtetrore që kontrolloheshin rreptësisht nga pushteti komunist.

Mbi një decenie ekipi realiziues, gazetarët dhe bashkëpunëtorët e këtij Televizioni u ballafaquan me shumë sfida dhe probleme nga përditshmëria të cilat nga dita në ditë ishin sa më shumë prezente. Ishte kjo koha e tranzicionit në Maqedoni , kur filloi të funksionojë edhe sistemi shumpartiak dhe në këtë çasje ky Televizion ka luajtur një rol konstruktiv dhe parimor duke u dhënë hapsirë te gjitha partive politike dhe kandidatëve të pavarur të cilët kanë konkuruar në zgjedhje. Trembëdhjetë vjetori i Televizionit Gurra shënohet edhe me shumë suksese në sfera te ndryshme të jetës politike dhe shoqërore. Vlen të përmenden këtu zgjedhjet parlametare te vitit 1994,1998, 2002 dhe 2006 , pastaj zgjedhjet lokale të vitit 1996, 2000 dhe 2004 si dhe katër zgjedhjet presidenciale në të cilat kandidatët e mundshëm dhe partitë politike që funksiononin në këto hapsira u prezentuan në mënyrë të denjë dhe korekte, sepse gjithmonë sipas kodeksit gazetaresk Televizioni duhet ti prezentojë ndërsa populli është ai i cili i zgjedh dhe legjitimon ata. I ra në hise edhe këtij mediumi që të ballafaqohet edhe me pjesën më të lavdishme të popullit tonë, të luftës për liri të popullit shqiptarë si në Kosovë po ashtu edhe në Maqedoni.

Kontribut i veçant i është dhënë edhe sferës së arsimit fillor, të mesëm dhe sidomos Universitetit të Tetovës, i cili gjithmonë e ka patur përkrahjen si nga Televizioni Gurra ashtu edhe nga pupullata shqiptare e rrethinës së Kërçoves. Mund të thuhet se veprimtaria e këtij mediumi në fillim ishte një atraksion i vërtetë ndërsa më vonë, në përshtatje edhe me kohën, Tv Gurra e mori edhe kahjen profesionale duke angazhuar gazetarë dhe bashkëpunëtorë edhe nga qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe më gjërë si nga Prishtina, Tirana etj.

Redaksia e Tv Gurra gjithmonë ka qenë dhe është në kerkim të lajmit sa më real dhe objeketiv. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur edhe gabimne qofshin ato teknike, apo gojore të cilat ndodhin edhe ne gjigandët e medha medial. Nga veprimtaria 13 vjecare e TV gurra, ku në fillim ishte edhe si një audicion për të gjithë ata që duan dhe kanë prirje në këtë profesion mjaft delikat, kanë dalë edhe disa kuadro të cilët sot udheheqin dhe punojnë në institucione të ndryshme në instancat më të larta duke dhënë kontributin e tyre në mënyrë profesionale. Duke u ballafaquar me kushte mjaft të vështira Tv Gurra sot sjellë një cilësi të re sa i perket informacionit, kulturës dhe artit duke u kyçur në rrjetin e madh informativ me anë të bashkëpunimit dhe kontratave me mediumet e fuqishme informative satelitore si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

Lajmet e përditshme që transmetohen në orën 20.30 dhe 21.30, nga një sondazh i Institutit të Monitorimit BRIMA GALLUP, janë vlersuar si më të ndjekurat nga popullta e komunave tona duke konkuruar edhe televizionet kombëtare. Televizioni Gurra me punën e deritanishme ka arritur që të tërheqë vëmendjen e opinionit të këtushëm por edhe të mërgimtarëve tanë që ndodhen në Evropë, Amerikë dhe në vende të tjera të botës për tu bërë bartëse e vërtetë e vlerave të mirëfillta të popullatës duke ju servuar një spektër të gjërë emisionesh të cilat ndiqen me një kënaqësi të veçant nga shikuesit. Për këtë veprimtari , Televizionit Gurra i kanë arrijtur shumë urime dhe fjalë miradie për të cilat redaksia u është mirënjohëse. Tanimë Tv Gurra është pjesë vitale e mediave në rajon, ka arritur të ngrejë cilësinë në realizimin e programeve. Përveç emisioneve aktuale për ngjarjet më të rëndësishmë në vend dhe më gjërë Tv gurra, realizon edhe disa emisione javore të cilat ndiqen me një kënaqësi të veçant nga shikuesit tanë ,siç është emisioni Spektri, emisioni Klubi i fëmijëve, emisioni për të rinjë Refleks Rinor, emisioni Proces, emisioni Proces, emisioni Pasqyra sportive, emisoni për Fshatin, Rimëkëmbja Ekonomike, Të mësojmë anglishten në TV, si dhe një sërë dokumentarësh televiziv nga të cilët disa prej tyre janë vlersuar lartë nga juritë profesionale ku televizioni ynë ka konkuruar në festivalet e filmit.

Duke u ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, qofshin ato teknike apo gazetareske , përsëri me një sakrificë të madhe Tv Gurra , arriti që të plasojë realitetin e një mediumi real dhe objektiv ndërsa për këtë fakt janë shikuesit që vazhdimisht e kanë vlersuar punën tonë.

Po në kuadër të Tv Gurra janë organizuar edhe disa spektakle siç është manifestimi kulturor Fest Dituria, Festivali për fëmijë Pëllumbat e Artë, spektakli I bukurisë shqiptare në Maqedoni ,Miss Mjellma , pastaj Turneu tradicional në futboll të vogël si dhe manifestime të tjera të jetës kulturore dhe sportive, takime dhe debate me bashkëatdhetarë në shtete të ndryshme të Europës dhe Amerikës. E gjithë kjo na motivon që ky televizion në të ardhmen të persoset si me teknikë po ashtu edhe me kuadër profesional dhe gjithmonë të jetë në shërbim të popullatës me vizione të reja duke shtuar edhe rrjetin e shtrirjes dhe duke zgjëruar shikueshmërinë jo vetëm në Kërçovë dhe rrethinë por edhe në qytetet e Maqedonisë Perëndimore dhe më gjërë.

Кичево 6250, улица Маршал Тито б.б., Шопинг центар "Арабела"
телефон/факс: (+389) 045/ 222 136
e-mail: tvgurra@hotmail.com
web-site: http://www.facebook.com/pages/TV-Gurra/229563860405659
 
ТВ емитување
ТВ емитување - град Канал Предавател, моќност, (детали)
Кичево  45 Осломеј